75 Mall Live Search
16:08 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Porosia e Daut Haradinajt pas shpërndarjes së Kuvendit

Daut Haradinaj i ka falënderuar të gjithë kolegët e tij pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Vëllau i kryeministrit në detyrë ka përmendur disa nga sukseset gjatë këtij mandati.

“Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarërsisht dallimeve që kishim.
Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.
Për një Kosovë 100%.
Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/