75 Mall Live Search
18:43 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sarri nuk do ta udhëheq Juventusin në ndeshjen e parë të sezonit

Menaxheri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk do të jetë në stol në ndeshjen hapëse të Juventusit në Serie A në ndeshjen kundër Parmas të shtunën.

Juve më parë kishte konfirmuar se Sarri ishte diagnostikuar me pneumoni dhe ai po i nënshtrohej trajtimit.

Bianconerët tani kanë konfirmuar se ai nuk do të menaxhojë lojërat e klubit kundër Parma dhe Napoli.

Deklarata thoshte: “Maurizio Sarri iu nënshtrua testeve të mëtutjeshme mjekësore sot, të cilat treguan një kurs të mirë klinik. Për të marrë shërim të plotë nga pneumonia që e goditi atë në ditët e kaluara, trajneri nuk do të ulet në pankinë gjatë dy lojërave të para në Serie A me Parma dhe Napoli. Vendimi u mor për të lejuar teknikun, i cili edhe sot shkoi në JTC të koordinojë punën e stafit të tij, të rifillojë aktivitetin e rregullt sa më shpejt të jetë e mundur.”/Indeksonline/