U tha që janë ndarë, Geti dhe Marina kanë këtë përgjigje
Ditëve të fundit në media u spekulua për një krizë në martesën reperit Getoar Selimi dhe moderatorja, Marina Vjollca.
Dyshja nuk u prononcuan rreth kësaj çështje, distanca e tyre në rrjetet sociale bëri që fansat të aludojnë për një ndarje të mundshme në mes tyre.
Mirëpo duket se gjithçka po del të jetë e pavërtetë dhe këtë gjë e kanë konfirmuar vet çifti përmes një imazh të publikuar në Instagram.
Ka qenë reperi Getoar Selimi, ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij një fotograf ku u shfaq përkrah bashkëshortes së tij, Marina.
“Mahalla mood”, ka shkruar Geti në mbishkrimin e kësaj e fotos së publikuar.
Çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë shtator të vitit 2017.