75 Mall Live Search
13:02 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ava Max paralajmëron projektin e ri, publikon skena të ‘rrezikshme’ nga klipi

Këngëtarja shqiptare, Ava Max po ec suksesshëm drejt majave të muzikës botërore.

24 vjeçarja është në hapat e fundit të finalizimit të punës për projektin e ri prej të cilit ka zbuluar detaje të reja, shkruan Indeksonline.

Ava Max ka publikuar një imazh në ‘Instagram’ nga ku ka treguar për skenat e ‘rrezikshme’ të videoklipit të ri ‘Torn’, ku shfaqet brenda një veture teksa pret rripin e sigurisë.

“Hakmarrja është një pjatë që shërbehet më së miri … këtë të martë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, 24 vjeçarja të hënën do të performojë për herë të parë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Aëards ku edhe është e nominuar për një çmim./Indeksonline/