75 Mall Live Search
14:22 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lojtarët e Mabetex Prishtina do të marrin pjesë në Champions League, ku do të luajnë për Tiranën

Mabetex Prishtina është klub i futsallit, e të cilët kanë njoftuar se kanë pranuar një kërkesë që disa lojtarë të tyre të jenë pjesë e klubit të futsallit “Tirana”, në Champions League që do të zhvillohet në Estoni.

Lojtarët e ftuar janë: Drilon Paqarizi, Dardan Topilla, Shqipron Ibrahimi, Jeton Rukovci. Kurse me anë të një marrëveshje në mes klubeve, kanë vendosur që lojtarët të marrin pjesë në këto gara, shkruan Indeksonline.

Lojtarët do të jenë pjesë e klubit të Tiranës në formë të huazimit, kurse nga drejtuesit e klubit ky bashkpunim shihet si i domosdoshëm për zhvillimin e futsallit e po ashtu edhe i urojnë lojtarët e tyre për sukses në këto gara./Indeksonline/.