75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sadikaj tregon më shumë se ç’nënkupton fushata e Kadri Veselit për luftën ndaj korrupsionit

Sekretari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Triumf Sadikaj, e ka detajizuar konceptin e Kadri Veselit për luftën ndaj korropsionit.

Sipas Sadikajt, lufta kundër korrupsionit është luftë për të përmiresuar çdo pore të jetës së qytetarit.

“Fitorja kundër korrupsionit nënkupton :

Barazi, drejtësi, meritokraci, administratë efikase, arsim cilësor dhe konkurues, shërbime cilësore në shëndetësi, vende të reja të punës, zhvillim ekonomik, investime të huaja, përmirësim të ambientit e të bërit biznes, rritje të përkrahjes për sportistë dhe artistë etj.

Pra, lufta kundër korrupsionit është luftë për të përmiresuar çdo pore të jetës së qytetarit, është krijimi i Kosovës që ne e ëndërrojmë.

Me kryeministrin Kadri Veseli për Kosovën që e duam”, shkruan ai në Facebook./Indeksonline/