Rita Ora pozon me vetëm 6 orë gjumë, në dy ditë
Rita Ora sot u kthye në shtëpinë e saj pas koncertit që e kishte në Rumani, shkruan Indeksonline.
Ajo është shfaqur mjaft e lumtur për mbarëvajtjen e turneut të saj nëpër vende të ndryshme nëpër botë, e së fundmi pjesë e turneut të saj ishte edhe koncerti në shtetin e Rumanisë.
Këngëtarja shqiptare me tu kthyer në Londër ka publikuar disa fotografi ku ka treguar ‘vuajtjet’ e saj gjatë turneut.
“Kështu dukesha sot kur u ktheva në shtëpi nga Rumania në orën 6, 2 koncerte në 2 ditë në 2 shtete të ndryshme, ky vikend ishte i lodhshëm por i mirë. Dua t’i falënderoj ekipin time që gjithnjë më bëjnë të qeshë edhe kur kam vetëm 6 orë gjum në 2 ditë! Nuk mund ta bëja këtë pa ju” : Ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë që ajo ende po i shijon sukseset e këngës së saj të fundit ‘Ritual’ që u prit tejet mirë nga publiku. /Indeksonline/



