LDK-ja së shpejti me kandidat zyrtar për kryeministër, favorite Vjosa Osmani
Në këto momente është duke u mbajtur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të vendoset kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie.
Burime të Indeksonline mësojnë se Vjosa Osmani me shumë gjasa do të jetë kandidatja e LDK-së për kryeministre.
Vjosa ka përkrahjen më të madhe nga të gjithë anëtarët dhe shumë shpejt pritet që LDK-ja të dalë me njoftim zyrtar me emrin zyrtar për kryeministër.
Agim Veliu dhe Lutfi Haziri kanë qenë dy nënkryetarët që kanë kundërshtuar kandidaturën e Osmanit për kryeministre./Indeksonline/