75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje lidhur me të shtënat me armë në Tophane

Një person është plagosur nga të shtënat me armë që kanë ndodhur pak më parë në lagjen Tophane në Prishtinë.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin

“ Rreth ores 21:00 ,kemi pranuar informaten per te shtena me arme ne rrugen Lidhja e Prizrenit ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet policore te cilat kane hasur nje person te plagosur( ne kembë), i cili menjehere eshte derguar per tretman mjekesor. Aktualisht nga njesitet policore eshte duke u bere ekzaminimi i vendit te ngjarjes, nderkohe qe hetuesit policor jane duke punuar per identifikimin e personave te dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave qe lidhen me kete ngjarje. ”, ka thënë zëdhënësja e Polciisë së Kosovës Flora Ahmeti.