75 Mall Live Search
21:25 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Beqiri: Ja ku e kemi Kryeministren e ardhshme të Kosovës, Vjosa Osmanin

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka komentuar kandidaturën e Vjosa Osmanit, për kryeministre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Beqiri ka shkruar për Osmanin se e kemi kërkuar dhe ja ku e kemi.

“Anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, E kërkuam dhe ja ku e kemi Kryeministren e ardhshme të Kosovës Vjosa Osmani”, ka shkruar Beqiri.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shpallur sot kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre, në zgjedhjet  jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 6 tetor.