75 Mall Live Search
22:31 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Demaliaj për nominimin e Vjosa Osmanit: LDK nuk pati asnjë burrë për kryeministër

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka reaguar pas vendimit të LDK-së, që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.

Demaliaj në shkrimin e bërë në Facebook, ka ironizuar me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës,

Ja postimi i tij:

“Kandidatura për kryeministra të ardhshëm u kënaqem. LDK nuk pati asnjë burrë që mund t’i hyj garës për kryeministër. Doli një grua (Znj. Vjosa Osmani.Nuk mbahet mend asnjë vendim i saj ndonjëherë në këtë vend, përpos që u rrit si emër brenda një pjese të LDK-së kur kundërshtoj dhe nuk votoi Hashim Thaçin për president dhe ishte në kundërshtim me partinë e saj LDK. Nëse dikush di ndonjë vendim tjetër të saj kam dëshirë me e ditur. Bravo Vjosa, faleminderit që na e ke bërë garën më të lehtë neve Aleancës”, vijon shkrimi i deputetit”

Ndryshe, LDK në mbledhjen e sotme të kryesisë ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.