75 Mall Live Search
07:41 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dy këshillat bazë për flokët kaçurrela; Çfarë duhet të dini

Rregullat e kujdesit për flokët janë të thjeshta dhe të pafundme. Kjo është diçka që zë vend përpara botës së instagramit pasi tani nuk ka më thjeshtësi por 10  mënyra për përdorimin e një përbërësi.

Pavarësisht se është thënë që nga krijimi se llaku për flokët është I dëmshëm për shumë arsye , jo gjithmonë ndodh kështu nëse dini si ta përdorni atë. Justine Marjan, parukjerja e njohur që qëndron pas flokëve të  Kim Kardashian, Ashley Graham dhe çdo stili tjetër në pasarelë ka dhënë dy këshilla të rëndësishme se si mund të keni flokë kaçurrela të bukur. 

Këshilla # 1: Nëse uji është përbërësi i parë në llakun e flokëve, qëndroni larg tij.

“llaku është një përbërës i shkëlqyera për kaçurrelat,” shpjegon Marjan  “Mund të ndihmojë në ndalimin e elektrizimit, ruajtjes së kaçurrelave për një kohë të gjatë duke I mbajtur flokët e butë dhe gjithashtu I mban në  gjatësisë dhe trupit, dhe madje edhe t’i mbani flokët nën kontroll nën shi. Por — dhe për këtë duhet të kontrolloni përbërësit. Nëse i pari është ujë, nuk është për flokë kaçurrelë.

Këshilla # 2: Spruconi llakun në flokë të lagur përpara se të përdorni një mashë apo tharësen për ti stiluar..

“Spërkateni atë në një kënd kur flokët tuaj janë akoma të lagur pas dushit, ose pasi ta keni stiluar atë ndërsa I thani,”. Është e pamundur që të stiloni flokët kur I keni të thatë më e lehtë është gjithnjë kur sapo keni dalë nga dushi.