75 Mall Live Search
10:29 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Eriksen zhgënjehet, dështon transferimi në Real Madrid apo Barcelonë

Ëndrra e Christian Eriksenit për të luajtur te Real Madridi apo te Barcelona do të shtyhet edhe për disa muaj.

Mediumi anglez ”Daily Mail”, raporton se mesfushori danez do të mbetet te Tottenhami deri në janar.

Ekipi anglez ka qenë i interesuar që ta shesë Eriksenin, por asnjëherë nuk ka marrë ofertën e duhur.

Danezi verën e ardhshme do të jetë futbollistë i lirë, andaj Tottenhami e ka opsionin e fundit janarin që të përfitojë miliona euro nga shitja e tij. /Indeksonline/