Arrestohet edhe një kosovar, në Bllacë, me kërkesë të Interpolit
Policia e Maqedonisë së Veriut dje në orë 7 e 35 minuta ka arrestuar 44- vjeçarin H.A. nga Kosova.
Arrestimi i tij është bërë gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut, në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar se gjendet në listën e Interpolit për arrestim.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish- pjesëtar të UÇK-së së Kosovës që kërkohet nga Interpoli serb, apo për ndonjë vepër tjetër.