75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një tifoz i Schalkes i padit gjyqtarët e VAR-it për mashtrim

Javën e kaluar u zhvillua derbi Schalke – Bayern, të cilin e fitoi 0-3 ekipi bavarez.

Tifozët e Schalkes ishin të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tyre, por edhe me vendimet e gjyqtarëve.

Një tifoz ka bërë padi në polici ndaj gjyqtarëve të VAR-it, për mashtrim, transmeton Indeksonline.

Policia ka konfirmuar se është duke u marrë me rastin. /Indeksonline/