75 Mall Live Search
16:08 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rrahje në Deçan, arrestohen disa persona

Sot rreth orës 10:00 në rrugën ‘Dëshmoret e Kombit’ në Deçan, ka ndodhur një incident në mes të disa personave, të cilët fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht.

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në koordinim edhe me prokurorin e shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar ‘lëndim i lehtë trupor’.

Të dyshuarit e arrestuar: V.H.  i lindur 1994  m/k/sh F.H.   i lindur 1976 m/k/sh dhe G.H.  i lindur  1989 m/k/sh.

Të dyshuarit e lartëcekur me urdhër te prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit, ka njoftuar Policia e Kosovës.