75 Mall Live Search
18:15 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Java e parë e Serie A shënon rekord historik

Sezoni 2019-2020 i Serisë A ka nisur me një rekord për sa i përket shikueshmërisë në stadiume. Që kur ky kampionat është bërë me 20 skuadra, në sezonin 2004-2005, asnjëherë nuk ishte arritur shifra mesatare e 26 mijë shikuesve për ndeshje.

Gjithsesi, pikërisht në javën e parë të këtij sezoni, është regjistruar mesatarja e 26.140 spektatorëve, një rekord absolut. Kjo tregon se tifozët në Itali po i rikthehen stadiumeve, kjo edhe falë blerjeve të lojtarëve “big” të kryer në dy sezonet e fundit.

Në javën e parë, ndeshja me më shumë shikues ishte ajo Inter-Lecce, me 64.188 shikues, që natyrisht rriti edhe mesataren e shikuesve. Ndeshja e dytë me më shumë shikues ishte ajo Roma-Genoa (38.779) dhe më pas ajo Fiorentina-Napoli (33.614 shikues).

Në dy sezonet e fundit, në javën e parë të Serisë A ishte regjistruar një mesatare prej 22 mijë shikuesish. Kjo mesatare e regjistruar këtë vit në javën e parë pritet të jetë edhe më e lartë në javët në vijim.