75 Mall Live Search
09:23 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ja sporti i pëlqyer i Ronaldos, pas futbollit

Cristiano Ronaldo, pa dyshim është një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Paraqitjet, statistikat, driblimet, trofetë, topat e artë, të gjitha i ka arritur si futbollist, e që shumë të tjerë nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan Indeksonline.

Por, cili është sporti i dytë i pëlqyer i portugezit ?

Pingpongu është sporti i dytë i pëlqyer i Cristiano Ronaldos.

Në një video të publikuar nga Patrice Evra në kohën sa Ronaldo ishte pjesë e Man Utd-së shihej teksa luanin ping-pong Ronaldo kundër Rio Ferdinandit.

Rio fitoi dhe të gjithë lojtarët bërtisnin e qeshnin, ndërsa Ronaldo u nervozua jashtë mase.

Portugezi e dërgoi kushëririn e tij ta blente një tavolinë ping-pongu dhe u stërvit dy javë rresht.

Pastaj, erdhi dhe e mposhti Rio Ferdinandin para të gjithë bashkëlojtarëve.

Ky është mentaliteti i Ronaldos, nuk e pranon humbjen si opsion./Indeksonline/