75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aktivisti e sipërmarrësi Nexhmedin Muçiqi i bashkohet PDK-së

Aktivisti i hershëm i çështjes kombëtare dhe biznesmeni Nexhmedin Muçiqi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se PDK-ja është e përkushtuar që të punojë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë, ndërsa kontributi i Nexhmedinit si aktivist dhe i çdo qytetari është i mirëseardhur.

“Nexhmedin Muçiqi është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është aktivist i hershëm i çështjes kombëtare dhe biznesmen i suksesshëm. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të punojë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë, ndësa kontributi i Nexhmedinit si aktivist dhe i çdo qytetari është i mirëseardhur!”, ka shkruar Veseli.