75 Mall Live Search
12:39 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tiger Woodsi planifikon t’i kthehet golfit pas lëndimit, kjo është data

Tiger Woodsi ka njoftuar se i është nënshtruar një operacioni në gjurin e majtë për të rikuperuar dëmtimet e kërcit.

Woodsi pati operacionin javën e kaluar, menjëherë pasi ai përfundoi në vendin e 37-të në raundin e fundit të BMW Championship, në Medinah, Illinois.

“Unë pres që Tigeri të bëjë një rikuperim të plotë”, tha Dr Vern Cooley, i cili kreu operacionin. “Ne bëmë atë që ishte e nevojshme e gjithashtu ekzaminuam tërë gjurin. S’kishte probleme shtesë “.

Woods tha se ai planifikon t’i rinsië aktivitetet e golfit së shpejti dhe do të luajë në Kampionatin Zozo në Narashino, Japoni në fund të tetorit.

“Unë do të doja të falënderoja dr. Cooleyn dhe ekipin e tij”, tha Woods. “Unë po eci tashti dhe shpresoj të rinsi praktikën në disa javë.

“Mezi pres të udhëtoj dhe të luaj në Japoni në tetor.”/Indeksonline/