75 Mall Live Search
12:24 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pique do rikthimin e Neymarit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, dëshiron rikthimin e yllit të PSG-së, Neymar në “Camp Nou”.

Braziliani dëshiron largimin nga gjiganti francez dhe është i lidhur me një kalim te Barcelona, klub nga i cili u largua dy vjet me parë për 222 milionë euro.

Klub tjetër i interesuar për kapitenin e Brazilit është Real Madridi, transmeton Indeksonline.

Spanjolli ka thënë se tërë klubi do të gëzohej nëse do të rikthehej 27-vjeçari.

“Sigurisht se dua që të rikthehet. Është diçka që nuk mund ta kontrollojmë. Do të shohim në ditët e ardhshme. Ka menduar për gjithçka dhe s’ka bërë ndonjë gjë gabim”, deklaroi ai.

Neymari për gjigantin francez ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje, të cilët fituan dy herë Ligue 1.