75 Mall Live Search
13:23 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zbardhen mesazhet, vrasja e 7-vjeçarit kosovar në Zvicër ishte e planifikuar

Vrasja e Mërgimit në Bazel të Zvicrës ka tronditur opinionin.

Kosovari, shtatëvjeçari ishte vrarë nga e moshuara Angela N, duke u kthyer prej shkollës.

Pas 6 muajsh nga vrasja, janë zbardhur disa dokumente të gjykatës së Bazelit, të cilat kanë treguar se vrasja e kosovarit kishte qenë e planifikuar, shkruan ”Blick”, transmeton Indeksonline.

Ajo pas vrasjes së 7-vjeçarit kishte pretenduar se kishte vepruar në ndikim.

Mirëpo, nga disa dokumente të gjykatës,  kuptohet se Angela N. Veproi me qëllim.

Hetuesit kanë gjetur telefonin e saj, ku ajo kishte shkruar një mesazh një ditë para aktit.

Në të ajo kishte rrëfyer paraprakisht për aktin e vrasjes.

Dyshohet se ajo ka pasur edhe mesazhe të tjera, por që i ka fshirë.

Ndryshe, Angela N kishte vrarë më thikë Mërgimin nga Kosova.

Ai ishte duke shkuar për në shtëpi nga shkolla./Indeksonline/