Këto janë afatet e aktiviteteve kryesore zgjedhore (Dokument)
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës janë caktuar të mbahen me 6 tetor të këtij viti.
Pas shpërndarjes së Kuvendit, Presidenti Hashim Thaçi, sipas ligjit, ka marrë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve me gjashtë tetor.
Pas këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar afatet e aktiviteteve zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme, transmeton Indeksonline.
Afatet kohore për zbatimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore që ndërlidhen me zgjedhjet e parakohshme, i referohen afati prej 40 ditëve.
Pika e parë është deklarimi për mospjesëmarrje në zgjedhje i partive politike në afat prej 27 deri me 31 gusht, pastaj, afati për krijimin e listave të votuesve, deklarimi për koalicione të partive politike, afati për tërheqje të subjekteve politike e kështu me radhë./Indeksonline/

