Pacolli për ikjet nga partia AKR: Unë jam njeri shumë tolerant dhe këtë po e shfrytëzojnë
Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka folur për ikjet nga partia e tij në kohët e fundit.
Prej partisë AKR janë larguar shumë persona viteve të fundit. Këto janë fytyra të njohura në skenën politike si Mimoza Kusari, Albena Reshitaj, Korab Sejdiu dhe së fundi Labinot Tahiri.
“Mendoj se ata nuk po gjejnë vetëdijen e tyre”, ka thënë Pacolli në T7.
“Unë jam njeri shumë tolerant dhe këtë po e shfrytëzojnë. Unë kam treguar se jam i gatshëm të punoj në grup dhe këtë të gjithë e dinë”