75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Iker Casillas, ka një pyetje për tifozët e Real Madridit

Iker Casillas ka bërë një pyetje interesante në llogarinë e tij në Twitter.

Pesë herë portieri më i mirë në botë, ka pyetur tifozët e Real Madridit se cila do t’ ishte preferenca e tij, shkruan Indeksonline.

Transferimi i Neymarit, transferimi i Pogbas apo rikthimi i Cristiano Ronaldos janë përgjigjet e mundshme.

Me mbi 220.000 vota për tetë orë, Vristiano Ronaldo prinë me 64%, i ndjekur nga Pogba me 22% dhe Neymar me 14%.

Tifozët e Realit ende e kanë dashurinë për futbollistin e tyre më të mirë në histori. /IndeksOnline/