Munishi – kryesisë së Ballkanit: A po thuni ku u kon ky trajner që nuk e kena marrë deri tash?
Trajneri Ismet Munishi debutoi me fitore në stolin e Ballkanit duke e mposhtur Feronikelin 3-1 në Suharekë.
Gjatë ndeshjes ai ishte në disponim dhe herë pas here kontaktonte edhe me gazetarët, shkruan Indeksonline.
Në një moment Munishi iu drejtua kryesisë së Ballkanit me një batutë: A po thuni ku u kon ky trajner që nuk e kena marrë deri tash?
Ballkani pas 2 javësh është në vendin e 2-të në Superligë me 4 pikë. Të shtunën ekipi nga Suhareka është mysafir i Llapit në Podujevë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’. /Indeksonline/