75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjendet trupi i pajetë i 55 vjeçarit nga Obiliqi i cili ishte mbytur të dielën në Liqenin e Batllavës

Pas pesë ditë kërkimi, është gjetur trupi i Shaban Shabanit nga Obiliqi i cili ishte mbytur të dielën në Liqenin e Batllavës.

Gjetja e tij është bërë nga Prestarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), rreth orës 17: e 20.

Rasti kishte ndodhur gjatë ditës së diel, rreth orës 18 e 30.