75 Mall Live Search
19:27 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mot i nxehtë edhe në ditët e ardhshme

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe për ditët vijuese.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat origjinën e kanë nga Afrika Veriore. Kjo situatë meteorologjike kushtëzon mot relativisht të qetë dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.