75 Mall Live Search
20:15 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

27 punonjës të IPK-së u trajnuan nga agjentë të FBI për luftim të korrupsionit

27 punonjës të IPK-së janë trajnuar nga ekspertë të lartë të FBI-së.

Trajnimi është bërë në Vushtrri dhe është organizuar nga ICITAP-i amerikan, në këtë trajnim u vlerësua lart rëndësia e fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkruan Indeksonline.

Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e ceremonisë ishin gjithashtu edhe udhëheqësja e programit të ICITAP-it në Kosovë Kimberly Rife dhe Drejtori i AKSP-së Smajl Smakiqi./Indeksonline/.