75 Mall Live Search
21:58 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Agjenti i Buffon zbulon arsyen e rikthimit të portierit në Juventus

Agjenti i  Gianluigi Buffon ka treguar pse u rikthye te Juventusi këtë verë.

Pas një sezoni të gjatë në Paris Saint-Germain, Buffon nuk e vazhdoi marrëveshjen e tij në klubin francez, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë agjenti i Buffon, Silvano Martina tha: “Ai kishte kaq shumë propozime, por në fund ai kishte zgjedhur klubin e zemrës. Ai mund të kishte luajtur kudo, por ai shfrytëzoi mundësinë që të kthehej në një vend që është shtëpia për të dhe të dashurit e tij”.

Për ofertat nga Porto dhe klubet e tjera, ai tha: “Po dhe jo vetëm ata. Ne e dimë se Gigi ishte i gatshëm të nënshkruajë me Porton deri sa mbërriti thirrja nga Juventus. Në ato ditë ai mendoi për veten e tij, për të ardhmen, dhe e kuptoi që kthimi në Torino ishte zgjedhja e duhur “./Indeksonline/.