75 Mall Live Search
17:16 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shpallet e pafajshme pas 35 vitesh në burg, merr tre milionë dollarë

Një grua mori 3 milionë dollarë pasi kaloi 35 vjet në burg për një vrasje që nuk e kishte bërë.

Cathy Woods, 68 vjeç, është gruaja që u burgos padrejtësisht më së gjati në historinë e USA, pasi u dërgua në burg për dy vrasje të vitit 1976 në Zonën e Gjirit të San Francisko.

17-vjeçarja Paula Baxter u godit me thikë për vdekje, ndërsa Michelle Mitchell, 18 vjeç, u dhunua dhe u vra, transmeton Indeksonline.

Avokati i Woods, Elizabeth Wang tha se edhe pse asnjë sasi parash nuk do të kompensojë Znj Woods për atë që ajo kaloi, megjithatë do të vazhdojë të kërkojë dëme shtesë nga qyteti i Reno dhe ish-detektivëve pasi ata dyshohet se e kanë detyruar të bëjë një rrëfim nga ajo ndërsa ishte paciente në spitalin mendor të Luizianës në 1979./Indeksonline/