75 Mall Live Search
20:08 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Klopp ka folur për gjendjen shëndetësore të Alisson

Para ndeshjes me Burnley trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka folur rreth rikuperimit të Alisson.

“Do të duhet akoma kohë”, shpjegoi Klopp.

Klopp gjithashtu shfrytëzoi rastin për të lavdëruar portierin tjetër, Adrianin për paraqitjet e tij javët e fundit.

Ndërsa askush me të vërtetë nuk priste që Spanjolli të luante këtë sezon, ai është i gatshëm kur thirret.

“Faleminderit Zotit që kemi Adrianin të përshtatshëm, jam vërtet i lumtur me gjithçka që pashë”, vazhdoi Klopp.

“Zgjidhja që gjetëm është me të vërtetë e mirë” tha ai.

Mirëpo edhe pse bëri paraqitje të mrekullueshmë me Liverpoolin Adriani, fansat e ekipit anglez shpresojnë se do të rikthehet shumë shpejt Alisson./Indeksonline/.