75 Mall Live Search
21:28 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shala: Koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë fitues i zgjedhjeve

Anëtari i kryesisë së Nismës, Endrit Shala pak minuta më parë në KQZ e dorëzoi koalicionin Nisma-AKR-Partia e Drejtësisë.

Në paraqitje për media, ai tha se ky koalicion do të jetë fitues i zgjedhjeve, transmeton Indeksonline.

“Unë kisha kënaqsin që bashkë me z.Makolli që të dorëzojmë koalicionin Nisma-AKR- Partia e Drejtësia e përbashkët për zgjedhjet e vitit 2019.  Koalicioni ky që kandidat për kryeministër e ka Fatmir Limaj. Koalicioni ky që do të jetë fitues i zgjedhjeve. Koalicion poashtu determinues që edhe qeveria e ardhshme të krijohet sa më shpejtë. Si bosht që do të jetë fituesi i zgjedhjeve 2019.”, u shprehë ai./Indeksonline/