Vajzat e Kosovës triumfojnë në “Fadil Vokrri”
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar sot fitore me rezultat 2-0 kundër Turqisë.
Ishte Modesta Uka ajo që shënoi golin e parë për Kosovën por goli i saj nuk ishte i vetmi pasi shoqja tjetër e skuadrës Liridona Syla arriti që ta shënoj edhe një gol tjetër, shkruan Indeksonline.
Vajzat tona ishin të pandalshme dhe dhuruan emocione të paharrueshme për shikuesit e kësaj ndeshje.
Këto vajza me ndeshjen e sotme na e vërtetuan se edhe ato dinë të fitojnë madje duke bërë edhe lojë mjaftë të bukurë.
Kjo ishte ndeshja dhe fitorja e parë e Kombëtares së Kosovës në këto kualifikime. /Indeksonline/.