Hazard rikthehet në stërvitje pas lëndimit
Eden Hazard u kthye në stërvitje me Real Madridin këtë të premte.
Sulmuesi ka punuar vetë në stërvitje javët e fundit pasi ishte i lënduar.
Mirëpo ai duket se ishte i aftë për të marrë pjesë në stërvitjet që i zhvilloi skuadra spanjolle, mirëpo Zidane prap nuk do ta ftojë futbollistin në ndeshjen kundër Villareal, që do ta luajnë të dielen, transmeton Indeksonline.
Para fillimit të stërvitjeve lojtarët e Realit mbajtën gjithashtu një minutë heshtje për vdekje e vajzës të ish trajnerit të Barcelonës Luis Enrique, e cila ka vdekur në moshën nëntë vjeçare./Indeksonline/.