Gerard Pique parashikon se çfarë do të arrijë Harry Maguire në Man Utd
Gerard Pique beson se Harry Maguire mund të ketë një efekt të madh te Man Utd.
Harry Maguire mund të ndihmojë në shndërrimin e Manchester United në pretendentët për tituj të Premier League.
Dhe Pique mendon se ndikimi i tij përfundimisht do të bëjë që Djajtë e Kuq të jenë në krye të Premier League.
“Ndodhi më parë me Van Dijk dhe para rreth dhjetë vjetësh me Rio Ferdinand”, tha Pique.
“Manchester United në vitet e fundit kanë qenë duke luftuar për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por ata duhet të përpiqen të fitojnë Premier League. Shpresoj që me këtë transferim të mund të kthehen në krye”./Indeksonline/.