75 Mall Live Search
10:56 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trangulli i kultivuar nga Deli Berisha peshon 1.1 kg

Trangullit ose siç njihen në gjuhën popullore kastravecat, në trevën e Anadrinisë janë kultura bujqësore që banorët e kësaj ane i prodhojnë dhe konsumojnë me të madhe.

Deli Berisha është prodhues i kastravecave në Dejnë edhe pse jo në sasi të madhe në siperfaqe, mirpo ajo që ka rënë në sy është rritja në gjatësi dhe peshë e këtyre kastravecave.

Kemi peshuar një kastravec të Deli Berishës dhe pesha tij ka arritur në 1.1KG.

Konsumimi i trangullit ju sjell shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i kini dëgjuar më parë, si: 

a). Hidratim shtesë;
b). Ka pak kalori;
c). Humbni në peshë;
d). Ndihmon në shëndetin e mukozës së gojës;
h). Sheqer i ulët në gjak;
l). Ndihmon në shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës;