75 Mall Live Search
11:02 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Llorente nënshkruan me Napolin, kryen vizitat mjekësore në Romë

Tashmë është gjithçka zyrtare, Fernando Llorente do te jëtë lojtari më i ri i Napolit.

Ish-sulmuesi i Tottenham-it, ka mbërritur në Romë, aty ku edhe do ti kryejë vizitat mjekësore.

34-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 2 vjeçare me 2.5 milionë euro për sezon.

“Jam i lumtur që u riktheva në Serie A, por është akoma heret dhe nuk e di se çfarë të them. Le të shohim se çfarë do të ndodhë,” ishin fjalët e para të Llorentes.