75 Mall Live Search
11:59 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pritje të gjata në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë

Kolonat e gjata duket se janë rikthyer këtë fundjavë në Merdare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se për të dalë nga Kosova duhet të prisni deri në tri orë.

Situatë më e lehtë duket të jetë tek Dheu i Bardhë ku për të dalë nga Kosova duhet  të prisni 50 minuta deri në 1 orë.

Ndërsa sikur në Merdare edhe tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë duhet të prisni 10 deri në 15 minuta.