Pushimet tragjike – U përplas nga dy makina në Shqipëri, ndërron jetë turistja nga Izraeli
Një turiste izraelite e cila u aksidentua dje në Elbasan teksa udhëtonte me motor me partnerin e saj ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.
Michel Nin 31 vjeç dhe Nimrod Shëartz 30 vjeç u dërguan fillimisht në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Policia bën me dije se mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. P, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B.U, banues në Elbasan.
Drejtuesit e mjeteve dhe shtetasi izraelit që drejtonte motorin janë shoqëruar nga policia.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:
Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.