Liverpool fiton bindshëm ndaj Burnleyt
Liverpool ka regjistruar edhe fitoren e 4-t në 4 ndeshje në Premier duke e ruajtur 100% rekordin e fitoreve.
Kampionët e Evropës mposhtën në udhëtim Burnleyn me rezultat 0:3.
Golin e parë e shënoi Trent Alexander Arnold në minutën e 33-tënga një largësi e madhe por që u devijua nga Wood i Burnleyt.
4 minuta më vonë Mane shënoi për 0:2, ndërsa Firmino përfundimisht vulosi fitoren e Liverpoolit në minutën e 80-të.
Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutën e 85-të./Indeksonline/