75 Mall Live Search
22:23 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë në spitalin e Fierit, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në urgjencën e spitalit në qytetin e Fierit.

Dëshmitarët thanë për Report Tv se një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit duke qëlluar me armë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur fillimisht në Levan mes dy grupeve të përfshirë në sherr.