Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së tretë
Dje ishim dëshmitarë të vetë dy golave në tri ndeshje.
Feronikeli e mposhti minimalisht 1:0 Prishtinën, Flamurtari triumfoi me të njëjtin rezultat, ndërsa Llapi e Ballkani u ndanë baraz pa gola, shkruan Indeksonline.
Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje ku do të takohen Gjilani me Vushtrrinë dhe Trepça 89 me Drenicën me fillim nga ora 16:00./Indeksonline/