75 Mall Live Search
17:23 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nismës i bashkohen edhe 70 anëtarë të rinj në Pejë

Degës së Nismës Socialdemokrate në Pejë i janë shtuar 70 anëtarë të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj dege të partisë, Gëzon Berisha përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se Nisma në Pejë ka pasur ditë feste.

Postimi i tij i plotë

Sot degës  Nismas Socialdemokrate në Peje ju bashkuan mbi 70-të anëtarë të rinj, shumica nga ta intelektual. Sot dega e Nismës në Pejë pati ditë feste, aderimet e dhjetëra të rinjve dhe inaugurimin e ambienteve te reja të zyrave.

Ku se bashku me Ministrin Reçica, zv ministrin Dugolli dhe anëtarin e kryesisë zoti Hoxha shpërndamë libreza dhjetëra të rinjve dhe te rejave.

Falënderoj të gjithë strukturat dhe aktivistët e degës së Nisma Socialdemokrate për punën e pa lodhshme!

Për kundër propagandave te dashakeqeve

Nisma Socialdemokrate po rritët në Dukagjin fuqishëm!

12+