75 Mall Live Search
18:20 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Arsenali e Tottenhami po zhvillojnë ‘luftë’ të vërtetë, përfundon pjesa e parë me rezultatin 1-2

Derbi i dy ekipeve angleze nuk po përfundon aq mirë për Arsenalin, të cilët vetëm në pjesën e parë pësuan dy gola.

Edhe pse patën raste të dyja skuadrat për të shënuar, ishte Tottenham ajo që arriti t’i shënoj dy gola, shkruan Indeksonline.

Goli i parë u shënua nga Eriksen në minutën e 10’ kurse goli i dytë erdhi nga penaltia në minutën e 40’ ku Kane arriti të shënoj.

Mirëpo pjesa e parë nuk u mbyllë pa shënuar edhe Arsenali, ku Lacazette në minutat shtesë të pjesës së parë arriti ta ngushtojë rezultatin në 1:2./Indeksonline/.