Thaçi me bashkëluftëtaret shkon deri te kufiri me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar pasditen e sotme në Bjeshkët e Istogut.
Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë se ishte kënaqësi për të dhe bashkëluftëtarët e tij të kalojnë ditën te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut.
Ja postimi i tij në facebook:
Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore. HTH
