Haradinaj dënon rastin e përleshjes dhe therjen e të riut serb në Lumin Ibër
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi të postuar në faqen zyrtare Facebook ka reaguar ndaj përleshjes së të rinjve shqiptarë dhe serbë në Urën e Ibrit në Mitrovicë, ku mbeti i lënduar një 17 vjeçar serb.
Haradinaj ka dënuar këtë incident, teksa u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të merren me zbardhjen e rastit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu në Lumin Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cënojnë paqen dhe sigurinë në vend!