75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Leclerc në historinë e Ferrarit, fiton garën e parë në karrierë

Charles Leclerc realizon ëndrrën e një jete.

Piloti francez fitoi për herë të parë në karrierë një garë të Formula 1 pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Leclerc zhvilloi një garë perfekte duke e kryesuar nga fillimi deri në fund edhe pse në xhirot finale vuajti jo pak për shkak të konsumimit të madh të gomave.

Megjithatë në pistën e Spa-Francorchamps Ferrari nuk arriti të realizonte dopietën pasi podiumi u kompletua nga dy makinat Mercedes me Hamilton që u rendit i dyti e Bottas që u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit.

Vetëm i 4-ti gjermani i Ferrarit Sebastian Vettel, ndërkohë që Albon me Red Bull dhe Sergio Perez kompletuan 6-shen e parë. I pafat Max Verstappen i cili u tërhoq që në xhiron e parë.

Përsa i përket Charles Leclerc me fitoren e marrë në Belgjikë, 21-vjeçari francez u bë piloti më i ri në historinë e Ferrarit që fiton një garë të Formula 1.