U lirua për vikend, por nuk u kthye më, policia kap të dyshuarin që u arratis nga qendra e paraburgimit
Policia e Kosovës ka arritur ta kap personin e dyshuar, i cili u arratis ga qendra e paraburgimit.
I dyshuari është arrestuar dje në orën 16:00 në rrugën “Gjon Buzuku” në Ferizaj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me datë 15.07.2019 është liruar për vikend nga Qendra Korrektuese Edukative dhe nuk ishte kthyer më. Njësiti policor ,te dyshuarin e ka dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/