Modelja dhe aktorja Penelope Cruz shkëlqen në Festivalin e Filmit në Venecia
Modelja dhe aktorja e njohur me prejardhje spanjolle, Penelope Cruz, Sanchez, njihet për bukurinë e saj si dhe paraqitjet publike gjithnjë në nivelin më të lartë, shkruan Indeksonline.
Ajo së fundmi po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia, ku është pare duke i pritur yjet e mëdhenj botërorë që po garojnë në festival.
Me një veshje të thjeshtë e plot shkëlqim, ajo u pa e veshur me xhinse dhe xhaketë të kuqe që po e shtonin edhe më shumë bukurinë e aktores.
Aktorja ka arritur që të merrte vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të publikut pasi që me gjithë moshën e saj 45- vjeçare ajo e dëshmon edhe njëherë se vitet janë vetëm numra. /Indeksonline/


